PD: PS po pengon hetimin. Gogu: Furtunë në gota foltoresh
Mungesën e socialistëve në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, demokratët e kanë cilësuar strategji për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës elektorale.
“Arsyeja ishte meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe të caktojmë një datë tjetër. Duket se është strategji e qartë për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit.”
Por nënkryetari socialist i Komisionit Hetimor, Toni Gogu, e ka cilësuar furtunë në gota foltoresh deklaratën e Alibeajt. Sipas tij, siç duket edhe në email-in e dërguar Alibeajt, këtij të fundit i është kërkuar që mbledhja të mbahet ditën e enjte.
Në deklaratën e tij, Gogu thotë se kryetari i Komisionit ka shkelur sërish rregulloren e Kuvendit dhe mirëbesimin mes palëve.
Ndërkohë që vet institucioni i Kuvendit ka bërë të ditur se mbledhja e parashikuar të mbahej të mërkurën nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.
Në mbledhjen e parë, atë të konstituimit palët debatuan për projektrregulloren e funksionimit të komisionit.
Tv Klan