Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja thotë se çështja penale e deputetit të PS Alqi Bllako për të cilin SPAK kërkon arrestimin, thotë se është individuale dhe Partia Socialiste nuk pengon punën e drejtësisë.

I pyetur nga gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, pas mbledhjes së qeverisë, Manja tha se çështjet penale janë individuale.

“Në fakt pyetja ka të bëjë me çështjet e drejtësisë dhe qëndrimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë. Çështjet e drejtësisë janë çështjet e drejtësisë. Inkurajojmë drejtësinë për të kryer hetime të shpejta dhe objektive.

Ne kemi ndërmarrë një nga kryereformave të këtyre 30 viteve dhe kemi qenë të bindur kur e kemi marrë këtë Reformë në Drejtësi.

Qëndrimi ynë është i qartë, çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësië. Kushdo që shkel ligjin çështjet penale janë individuale”, tha ministri Manja. /tvklan.al