Seanca plenare e ditës së nesërme është anuluar për shkak të vizitës në Tiranë të Presidentit turk Erdogan.
Në një njoftim mbrëmjen e sotme, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u ka bërë me dije krerëve të grupeve parlamentare për anulimin e seancës të së enjtes dhe zhvillimin e saj të enjten e ardhshme.
Njoftimi i Elisa Spiropalit:
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.
(Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)
Faleminderit!