Ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH- së Thoma Gëllçi u cilësua fajtor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e Thoma Gëllçit për pafajësi.
Shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së. Gëllçi u dënua me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht Thoma Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg.
Po ashtu, ai nuk duhet që të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite e ardhshme. Gjatë procesit gjyqësor, avokatët kanë pretenduar se i është bërë presion drejtësisë, për të dhënë këtë vendim. Ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH-së është liruar disa muaj më parë për shkak e dënimin e ka shlyer me kohën e paraburgimit.
Po ashtu me nga 1 vit heqje lirie u dënuan dhe 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK kanë kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Thoma Gëllçi ka mohuar kategorikisht që të jetë abuzuar me fondin prej rreth 87 milionë Lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro. Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e s’kualifikuara në tender.
Klan News