Pak ditë më parë pre e protestuesve plaçkitës ishte edhe dyqani i “Apple” në SHBA. Pajisjet e vjedhura kanë shfaqur sot një mesazh në çdo ekran të ndezur: “Kjo pajisje është çaktivizuar dhe po gjurmohet. Autoritetet lokale janë lajmëruar.”
Në një tjetër foto të shpërndarë në Twitter në ekranin e iPhone shkruhet: “Ju lutem rikthejeni në dyqanin e Apple”.
APPLE DISABLED THE PHONES THAT WERE LOOTED pic.twitter.com/9xp1HhOAeR
— mJ (@disposablefilms) May 31, 2020
Apple ka mbyllur disa dyqane jashtë Kinës për shkak të koronavirusit, por është duke hapur disa dyqane në SHBA, një pjesë e të cilave është mbyllur përsëri për shkak të situatës së protestave në vend dhe dhunës së policisë.
Apple store in Portland being looted during protest pic.twitter.com/GqmGCOqRkt
— Zane Sparling (@PDXzane) May 30, 2020
Pas protestave, Drejtori i Përgjithshëm i Apple, Tim Cook reagoi në Twitter: “Minneapolis është pikëlluar për një arsye. Po citoj Dr. King, paqja negative që është mungesë e tensionit nuk zëvendëson paqen pozitive që është vënia e drejtësisë. Drejtësia është shërimi ynë.”
Cook dënoi vrasjen e George Floyd dhe bëri thirrje për një “botë më të mirë, më të drejtë për të gjithë”.
“Nuk ka asnjë vlerë një shoqëri për të cilën të festosh nëse nuk garantojmë lirinë nga frika për çdo person që i jep këtij vendi dashuri, punë dhe jetë,” ka thënë Cook. /tvklan.al