Së shpejti Apple do të lejojë bizneset që të personalizojnë emrin e tyre në email-e dhe telefonata.

Të mërkurën, Apple njoftoi se kompanitë që përdorin Business Connect mund të shtojnë emrin dhe logon e markës që të shfaqet në aplikacionet e iPhone që përdoren për email-e, telefonata dhe pagesa.

Business  Connect u prezantua vitin e shkuar si një mënyrë që bizneset të merrnin lista nga Maps,  Messaget, Wallet, Siri etj.

Çdo biznes i regjistruar mund të konfirmojë nëse informacioni është i saktë dhe të shtojë foto apo oferta speciale. Grumbullimi i informacioneve të verifikuara dhe të përditësuara të biznesit mund të jetë e dobishme për gjigantin teknologjik në rast se ndërton motorin e vet të kërkimit apo për opsione të brendshme të Apple Intelligence.

Branded Mail është një opsion për të cilin bizneset mund të regjistrohen përpara se të bëhet e  disponueshme për përdoruesit gjatë vitit, duke i bërë email-et të identifikohen më lehtë mes atyre të palexuarave. Në vitet e fundit, edhe Gmail ka shtuar logot autentike të markave dhe shenjuesit që tregojnë se email-i është dërguar nga një burim i verifikuar.

Nëse kompanitë zgjedhin edhe Business Caller ID, Apple do të shfaqë emrin, logon dhe departamentin në thirrjet hyrëse. Kështu marrësit e telefonatës do të mund të kuptojnë nëse është një numër i rastësishëm apo një biznes i ligjshëm. Kjo risi do të prezantohet vitin e ardhëm.

Një përditësim më i vogël do të prekë edhe shërbimin Tap to Pay që do të lejojë kompanitë të shfaqin logon e tyre kur pranojnë pagesa në vend që thjesht të duket një ikonë kategorie./tvklan.al