Hapet Ura e madhe e Drinit, Rama e Balluku në Kukës
Nëntor 4, 2024
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku kanë shkuar sot në Kukës për hapjen e Urës së Madhe. Këtë të fundit, Rama e konsideron si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore që çliron përfundimisht qarkullimin duke aksesuar edhe komunitetet përreth. Kreu i qeverisë ka një përgjigje dhe për kryedemokratin Sali Berisha i cili ka deklaruar më herët se “ura e Rilindjes po shembet”. “Ura hapet për të gjithë, edhe për ata që ç’nuk thanë për urën. Lajmi nga penxherja që ju këputën këmbët, ndërkohë që kjo s’ka këmbë, e ka trupin të shtrirë në hapësirë drite nga më të mëdhatë, falë...