Ekspozohen dorëshkrimet e Kadaresë
Nëntor 14, 2024
Dorëshkrimet e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, vijnë në një ekspozitë të veçantë për publikun, 5 muaj pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur. Çdo gjë e hedhur në letër prej tij, poezi, skica madje edhe pjesë nga romane të pabotuara, prezantohen në qendrën COD, në Kryeministri. Janë 44 488 faqe, që përshkruajnë një jetë krijimi që nga mosha 11-vjeçare të shkrimtarit shqiptar më të njohur në botë, që familja e tij i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. “Sapo i morëm këto dokumente ne i dixhitalizuam, brenda një jave, në mënyrë që të garantojmë paprekshmërinë e...