Kopshti Botanik Mbretëror Kew, një nga kopshtet më të rëndësishme në botë është zbukuruar me rastin e festave të fundvitit.

Dekorimet dhe dritat shumëngjyrëshe i kanë dhënë një tjetër atmosferë këtij kopshti me famë botërore.

”Pra, ky është viti i 12-të i ‘ Krishtlindjeve në Kew’ dhe është më popullor se kurrë. Fillimisht nisëm dekorimin e kopshtit si një mënyrë për t’i bërë njerëzit të vijnë në kohën më të ftohtë të vitit. Dhe tani qindra mijëra njerëz vijnë çdo vit për të shijuar dritat, për të shijuar atmosferën e sezonit festiv.”

Një nga vendet më mbresëlënëse në të gjithë kopshtin Kew është “Shtëpia e Palmave”, e cila u ndërtua midis vitit 1841 dhe 1849, një strukturë prej gize ku ndodhet një shumëllojshmëri e madhe e bimëve tropikale dhe palmave.

Një kompleks i mrekullueshëm i jetës bimore, luksoz dhe përrallor në shumë mënyra, ky kopsht botanik u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2003.

Arsyeja pse quhet Kopshti Botanik Mbretëror është sepse zona dikur ishte në pronësi të familjes mbretërore britanike.

Në këtë kopësht ka hapësira për aktivitete të veçanta për fëmijë, hapësira koncertesh, kinemaje dhe ekspozitash.

E hapur për publikun të mërkurën 13 nëntor dekorimet do të jenë pjesë e këtij kopshtit deri të dielën më 5 Janar 2025.

Klan News