Kabineti i Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen rrezikon rënien. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet për dy prej zv/presidentëve të propozuar nga grupimet kryesore të koalicionit të shumicës, Partia Popullore Europiane dhe Socialdemokratët.

Kriza nisi nga socialdemokratët, të cilët kundërshtuan propozimin e nacionalistit italian Rafaele Fito, si zv/president të Komisionit Europian për Kohezionin dhe Reformat. Fito u propozua nga von der Leyen për të tërhequr në mbështetje eurodeputetët Fratelli d’Italia, të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni, grup të cilit i përket edhe Fito.

Socialdemokratët kërkojnë zëvendësimin e Fito për shkak të pikpamjeve, që sipas tyre shkelin parimet europiane të të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër, Partia Popullore Europiane ka bllokuar edhe propozimin e socialistes spanjolle Tereza Ribeira, e cila akuzohet nga opozita e djathtë e Spanjës, për keqmenaxhimin e krizës së përmbytjeve katastrofike që goditën Valencian.

Sipas analistëve nëse kabineti i Von Der Leyen bie, Partia Popullore të krijojë një koalicion të ri me nacionalistët.

Klan News