Xhevdet Plaku, 44 vjeç, u arratis nga burgu i Ankonës në Itali mëngjesin e të enjtes. Gazeta italiane, “Corriere Della Sera” raporton se ai është larguar në këmbë, duke mbajtur një qese plehrash në duar dhe është zhdukur pa lënë gjurmë.
44-vjeçari, i njohur edhe me nofkën Akili, kishte përfituar nga ndryshimi i regjimit të burgut për shkak se për pak muaj mbaronte dënimin, si dhe faktin që i lejohet të kryente pune jashtë ambientit të survejimit.
Plaku, referuar medias italiane ka mbi supe dy vrasje dhe dyshohet se është drejtues i një grupi kriminal që trafikon lëndë narkotike nga Holanda dhe Belgjika drejt Italisë. Autoritetet në Itali janë në kërkim të tij që prej të enjtes duke bërë krehje të zonës, por nuk është gjetur ende.
Në 2023, SPAK nxori 5 masa sigurimi, mes tyre edhe për ish-efektivin Dedan Gjoni, për të cilët tha se kishin bashkëpunuar për të vrarë Xhevdet Plakun, për llogari të Rexhep Rapit dhe motiv ishte hakmarrja.
Tv Klan