Lihen në arrest shtëpi nipi dhe vajza e tij
Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, u arrestua nga Guardi di Finanza pas një hetimi të prokurorisë së Paola, për krime që lidhen me sipërmarrjet dhe falimentin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, skuadra e futbollit nuk është e përfshirë në këto hetime.
Ferrero është transferuar në burgun e San Vittore, ndërkohë që 5 persona të tjera janë lënë në arrest shtëpie. Në mesin e tyre janë edhe Giorgio dhe Vanessa Ferrero, nipi dhe vajza e Massimo Ferrero./tvklan.al