Këshilli administrativ i klubit i është përgjigjur pozitivisht nismës së 35 sipërmarrësve që ofruan mbështetje
35 sipërmarrës xhenovezë janë gati që t’i vijnë në ndihmë Sampdorias për ta ndihmuar. Klubi po kalon një moment delikat me fitoret që po mungojnë, e po ashtu po negociohet që të shitet.
Një nismë e tillë ka sjellë reagim nga klubi i Serisë A që ka falënderuar të gjithë personat që duan të kontribuojnë për të mbështetur klubin.
Këshilli Administrativ i Sampdorias njoftoi se do të kontaktojë me 35 firmëtarët e letrës për t’u propozuar atyre nisma konkrete mbështetjeje, edhe financiare.
Ndërkohë kërkojnë që çështja të mos ekspozohet më në media.
Sa i përket shitjes së klubit, kjo strukturë sqaroi se procesi i shitjes i është besuar profesionistëve me të cilët këshilli bashkëpunon në mënyrë transparente.
35 sipërmarrësit kishin dërguar një letër publike ku shprehnin gatishmërinë për të ndihmuar shoqërinë, mbështetur presidentin Marko Lana dhe ishin të gatshëm të bashkëpunonin nëse klubi i Serisë A ndërronte pronësi.
Klan News