Ermal Meta mund të transferohet në Serinë B. Sipas raportimeve nga Italia, në gjurmët e mesfushorit të Tiranës është vendosur Sampdoria.
Futbollisti 19-vjeçar ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e treguara dhe mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë.
Drejtuesit e Sampdorias e pëlqejnë shumë Metën dhe në ditët e ardhshme mund të paraqesin ofertë te Tirana.
Mesfushori është pjesë e ekipit të parë bardheblu nga sezoni i kaluar, ndërsa rinovoi muajin e kaluar me kryeqytetasit.
/tvklan.al