Rreth 65,000 banore te Frankfurtit kanë lënë shtëpitë e tyre në atë që shihet si evakuimi më i madh i qytetit gjerman në historinë e pasluftës.
Qindra mijëra bomba të pashpërthyera të Luftës II Botërore janë të fshehura nën tokë në shtetin gjerman. Një prej tyre, një bombe britanike 1.4 ton u gjet të mërkurën. E diela u vendos nga autoritet si dita për të nisur operacionin e asgjësimit të bombës. Mbrëmjen e sotme u njoftua se bomba ishte çaktivizuar me sukses.
Çdo shtëpi në një rreze prej 1.5 km nga vendi i bombës në Frankfurt u kontrollua nga policia për tu siguruar qe asnjë banor nuk ka mbetur aty. Zona e evakuimit përfshin spitalet, shtëpitë e të moshuarve dhe bankën qendrore të Gjermanisë.
Zjarrfikësit dhe policia paralajmëruan se një shpërthim i pakontrolluar i bombës HC 4000 do të ishte mjaft i fuqishëm për të rrafshuar një rruge të tërë.
Helikopterët e policisë që mbartin kamera për zbulimin e nxehtësisë mbushën zonën pasi ekspertet nisen punën e tyre.
Një sërë policësh u angazhuan të ruajnë banesat e boshatisura nga vjedhjet e mundshme.
Disa strehimore janë hapur në Frankfurt ku po strehohen banorët. Po ashtu shumica e muzeve hapën dyer e tyre falas në mënyrë qe njerëzit të kalonin kohën aty.
Mesatarisht rreth 2,000 ton arme të pashpërthyera gjenden çdo vit në Gjermani. Eshtë vlerësuar se rreth gjysma e 2.7 milionë ton bombave të hedhura nga fuqitë aleate gjate Luftës së Dytë Botërore kanë rënë në tokën gjermane./Tv Klan