Në disa zona është shpallur gjendja e emergjencës
Në Australi, këto ditë është aq vapë sa edhe rostoja e derrit piqet brenda në makinë njëlloj si në furrë, siç dallohet qartë në këtë video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale. Vendi po përjeton temperatura tepër të larta që arritën në 40.9 gradë Celcius, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2013 me 0.6 gradë Celcius më poshtë.
Në shtetin federal të New South Wellst, ku u regjistruan rekordet është shpallur gjendja e emergjencës, pasi në moti i thatë dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar mbi 100 zjarre masive, disa prej të cilëve rrezikojnë edhe zonat e banuara.
Zjarret vazhdojnë prej fillimit të këtij muaji dhe i kanë marrë jetën 6 personave, ndërsa kanë shkrumbuar rreth 700 banesa. Banorët e zonave të prekura shprehin shqetësimin se veç vapës tymi po u pengon frymëmarrjen.
Në disa qytete janë mbajtur manifestime për mbrojtjen e klimës. Protestuesit thonë se shkak i vapës dhe zjarreve është ngrohja globale dhe i kërkojnë qeverisë të marrë masa urgjente.
Tv Klan