Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i thotë opozitës se për ata drejtësia funksionon kur vepron ndaj kundërshtarit, ndërsa kur ka akuza në radhët e tyre është e kapur. Më tej, Balla i thotë Berishës që të shkojë në SPAK dhe të bëjë kallëzim për të gjitha akuzat e dhëna në publik.

Taulant Balla: Për ju drejtësia funksionon kur funksionon ndaj kundërshtarit, por është e kapur kur vepron ndaj jush. Gjeni një rast kur ky krah i sallës të jetë shprehur apo të ketë bërë komente mbi veprimin e drejtësisë, por vetëm kur ka dhënë verdiktin përfundimtar. Bëj një kallëzim në SPAK. Unë ndaj teje kam bërë kallëzim, për të gjitha gjërat që kam thënë ndaj teje. Ti të ngre nervat dhe kur të sheh. Shko dhe bëj kallëzim nëse ke këllqe, po të kanë ngelur, merri të gjitha këto që thua dhe shko atje. Mban përgjegjësi për kallëzim të rremë dhe kjo është arsyeja që ti nuk e bën. A e mban mend apo jo se çfarë ke thënë këtu për Ilir Metën?

Pas fjalës së Ballës, kreu i PD-së, Berisha ka kërkuar replikë me ministrin, të cilin e ka quajtur “kriminel” teksa thotë se sipas tij, me urdhër të tij janë arrestuar ata që i quan “kundërshtarë të bandës së Ballës”./tvklan.al