Sulmuesi Anis Mehmeti shënoi dy gola duke i dhënë fitoren 2-0 skuadrës së tij Bristol City ndaj Stoke City në javën e 32-të në Championship, kategoria e dytë e futbollit në Angli.

24-vjeçari zhbllokoi rezultatin në minutën e 11 ndërsa golin e dytë e realizoi në të 73-in. Për lojën e tij u vlerësua me notën e lartë 8.6 nga kompanitë e statistikave.

Dy javë më parë, trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe stafi i tij, ndoqën nga afër lojën e Mehmetit. Sulmuesi është i gjashti në listën e shënuesve me 11 gol këtë sezon në Championship.

Tv Klan