Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të rremë lajmin se do të shkojë të takojë Erion Veliajn në Durrës.
Në një koment në rrjetet sociale, Rama thotë se beteja ligjore e Veliajt është beteja e tij dhe e avokatëve të tij dhe jo e tij apo e Partisë Socialiste.
“Kur them “duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standardet demokratike”, unë them atë që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme”, shkruan ndër të tjera Rama në komentin e tij.
Mëngjesin e sotëm kryeministri ka qenë sërish në Bashkinë e Tiranës ku ka zhvilluar një takim të shkurtër me 5 nënkryetarët e saj.
Kjo është vizita e tretë e Ramës në Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.
Detyrat i janë deleguar nënkryetares Anuela Ristani.
Tv Klan