Ky filmim tregon momentin kur policia gjermane shtrin në tokë dhe i vë prangat një azilkërkuesi afgan 24-vjeç, i cili paraditen e kësaj të Enjteje hyri me shpejtësi me këtë automjet Mini Cooper mes një trume prej rreth 1 mijë mbështetësish të sindikatave që protestonin në qendër të Mynihut.

Nga goditja me makinë u plagosën 27 persona, shumica pjesëmarrës në protestë, por edhe kalimtarë të rastit, ndër të cilët fëmijë. Një prej të miturve është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa 2 të plagosur të tjerë morën plagë të rënda.

Hetuesit thanë se autori ishte i njohur për ta, pasi është ndaluar edhe më parë për vjedhje dyqanesh dhe posedim lëndësh narkotike, por jo për akte të dhunshme. Ai po merret në pyetje, ndërsa dyshohet për një sulm të qëllimshëm.

Ngjarja ndodh teksa qyteti po përgatitet për zhvillimin e konferencës vjetore të sigurisë, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë bota, ndër të cilët zv/presidenti amerikan James David Vance dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, por sulmi nuk mendohet të ketë lidhje me këtë organizim.

Sulmet me autorë azilkërkuesit janë shpeshtuar kohët e fundit. Më i rëndi ishte ai i 20 Dhjetorit kur një tjetër azilkërkues afgan vrau 6 persona dhe plagosi 299 të tjerë pasi hyri me shpejtësi me makinë mes tregut të Krishtlindjes në Magdeburg.

Tv Klan