“Rastet me gripin agresiv me kohëzgjatje disa ditore dhe bashkëqarkullim të dendur në popullatë po ulën nga java në javë. Por ajo që po vihet re sipas specialistëve të shëndetit publik është se gripi agresiv po zhvendoset nga qendrat e mëdha urbane në qytetet e vogla të vendit”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.

Sipas të dhënave nga qendrat shëndetësore në vend, kurba e infektime me infeksione të sipërme dhe të poshtme po rritet në qytetin e Lezhës, Kurbinit, Fierit dhe Gramshit.

Në rang vendi numri i rasteve me infeksioneve respiratore ka rënë me 20 % që nga piku i epidemisë së gripit. Këtë vit gripi dhe virozat kanë qene më agresive dhe shumë të përhapura në popullatë. Sipas shifrave të ISHP, krahasuar me një vit më parë, piku i kurbës së infektive këtë dimër ka qenë 33 % më i lartë.

Grupmosha më e prekur është ajo pediatrike e ndjekur nga mosha e tretë. Deri në stabilizimin e situatës, mjekët rekomandojnë që të shmanget përdorimi i antibiotikëve pa kriter për trajtimin e gripit.

Tv Klan