Korrupsioni sipas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, është një nga arsyet kryesore se pse qytetarët po varfërohen. Ndër të tjera, Basha thotë se korrupsioni dëmton demokracinë dhe vret besimin tek e ardhmja.
Prandaj në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Basha thotë se është koha për angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur përpara në luftën kundër këtij fenomeni.
“Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja. Ndaj këtë 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit, për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre”, tha Lulzim Basha./tvklan.al
1/4 Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria ?? renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është #korrupsioni. pic.twitter.com/9LKOAPsS2g
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 9, 2021