Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një video të postuar në rrjetet thotë se të rinjtë po largohen nga Shqipëria për shkak të politikave të kryeministrit Rama.
Basha shprehet se ndodhemi në katastrofë kombëtare për shkak se 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së Ramës. Sipas tij, ata kanë ikur pasi nuk kanë parë të ardhme në vend, ndërsa politikat e Ramës kanë bërë që të zhduken brezat e së ardhmes.
“Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën”, shkruan Basha./tvklan.al