Gjatë diskutimeve për ngritjen e kampeve të azilkërkuesve jashtë BE-së ministrja holandeze e Emigracionit Marjolein Faber tha se mbështet krijimin e këtyre qendrave në shtete në kufijtë e jashtëm evropianë. Ne nuk duhet të përjashtojmë asnjë zgjidhje apriori, por duhet të përdoren të gjitha zgjidhjet inovative tha ministri i ri i Brendshëm i Francës Bruno Retailleau. Spanja tha se ishte kundër krijimit të qendrave në vendet e treta.
Komisionerja në largim e çështjeve të brendshme të BE-së, Ylva Johansson tha pas takimit se ende nuk ka asnjë propozim zyrtar nga Komisioni Evropian për këtë çështje. Burime diplomatike shprehen se mund t’u kërkohet shteteve kandidate për anëtarësim në BE për të ngritur qendra të tilla. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser tha se gjetja e një “shteti partner ishte pika më e vështirë për t’u zgjidhur në praktikë”.
Moldavia ka refuzuar ndërsa Shqipëria ka pranuar vetëm ofertën italiane. Në muajin maj, 15 shtete i bënë thirrje Komisionit Evropian për krijimin e qendrave të pritjes së azilkërkuesve jashtë BE-së. Pritet që liderët evropianë ta diskutojne këtë çështje për ofrimin e parave shteteve të treta në mënyrë që të pranojnë ngritjen në territorin e tyre të kampeve ku do të shqyrtohen kërkesat për azil sipas modelit italo-shqiptar.
Klan News