Bashkimi Evropian vlerëson se Serbia me sjelljen e saj në Këshillin e Europës, ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është një shkelje e qartë e obligimeve të Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit”, thuhet në një përgjigje me shkrim që një zëdhënës i BE-së u dërgoi mediave në Prishtinë.

Ai ka nënvizuar se ky obligim përmendet në nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, ku Serbia merr përsipër të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Me lobimin e Serbisë, të enjten Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës hoqi nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për të marrë statusin e të ftuarës speciale në Asamblenë Parlamentare.

Tv Klan