Presidenti i republikës Bajram Begaj organizoi ceremoninë shtetërore të pritjes me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku moren pjesë krerët më të lartë shtetit shqiptar, të Kosovës, diplomatët e huaj në vendin tonë. Në fjalën e mbajtur Presidenti adresoi dhe një mesazh për klasën politike shqiptare.

“Atdhetarët patriotë 1912 vite më parë  treguan guxim dhe vizion. Ata lanë pas ndasitë për një qëllim dhe mision të madh: Shqipërinë e pavarur. Sot, më shumë se kurrë, politika duhet të ndjekë shembullin e tyre. Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni!”

Një mesazh të drejtpërdrejt pati edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër. Kjo është mënyra për të nderuar ata që shpallën pavarësinë dhe për të ndërtuar një Shqipëri që e meriton vendin në Evropë.”

Presidenti falenderoi SHBA dhe BE për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

Hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian kreu i shtetit e cilësoi si një test të pjekurisë kombëtare. Dhe sipas tij ky proces kërkon forcimin e institucioneve, mbështetje të drejtësisë dhe SPAK.

Klan News