Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas mbylljes së votimeve në Kosovë për zgjedhjet parlamentare.

Begaj uron që qeveria e dalë nga këto zgjedhje të vijojë punët e mira për zhvillimin e vendit. 

“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës! Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, shprehet Begaj.

/tvklan.al