Kryetari i PD Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputet të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qarkun e Shkodrës. Para mbështetësve të tij, kryedemokrati tha se gare elektorale më 11 Maj nuk bëhet ndaj PS, por kundër një organizate kriminale.

“Ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale, që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që quhet Rilindje.”

Berisha thotë se kandidatët e PS vijnë nga bota e krimit.

“Kush del burrë më i mirë Behar Bajri që rrinë nëpër bodrume, që shkojnë e ku e gjejnë apo Benet Beci i kollarisur me kravatë që ka mandatin që e ka marrë prej tij.”

Mandatin e kryebashkiakut të humbur nga PD në vitin e 2023, e cilëson si të rrëmbyer nga PS nëpërmjet organizatave kriminale.

“Benet e more me autoblindat e Braoviçëve mandatin e Bardh Spahiut. Por, ja ku është sot, më lart dhe krenar.”

Një paralajmërim pati për kryebashkiakun aktual, njëherësh edhe drejtuesin politik socialist në Shkodër, Benet Becin.

“Të garantoj që nuk do e gëzosh atë mandat.”

Ironive të kryeministrit iu përgjigj me të njëjtën monedhë.

“Do marrësh atë që thua vetë, atë që meriton”.

Një mesazh pati edhe grupimin e vogël që ndjek Lulzim Bashën.

“Nuk ka më të turpshme se sa t’iu gënjejë Lul Basha nga mëngjesi e deri në darkë.”

Qytetarëve u kërkoi që të mos votojnë për partitë e tjera opozitare.

“Çdo votë për ta është votë për Edi Ramën.”

Nëse PD mposht PS në zgjedhjet e 11 Majit, kryedemokrati premtoi rritje të pagave dhe pensioneve si dhe ulje të çmimeve të energjisë dhe karburanteve.

Klan News