Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zgjodhi Shkodrën si simbolike për të prezantuar kandidatëve e koalicionit që drejton për zgjedhjet e 11 Majit. Sipas tij nga ky qark do të nisë dhe beteja për të shembur diktaturën e dytë, siç kryedemokrati e cilëson qeverisjen e PS-së.

“Shkodra e përjetshme u shndërrua këto kohë si një qytet sicilian i viteve ’50 sepse Edi Rama u ka dhënë fuqi absolute bandave të narkoshtetit si të vetmen mënyrë që të sundojë Shkodrën e lirë.”

Lideri i opozitës i bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës që të mos japin asnjë votë për kandidatët e partive të tjera të rreshtuara në opozitë, pasi ajo sipas tij i shkon Edi Ramës.

“Asnjë votë Tom Doshit. Tani dy fjalë për ata ish-pro amerikanët e mi. Ramiz, Fatmir, etj, hiqni tani, e morët vesh se ku shkoi Donaldi, po po shkon edhe Kimi, mos vazhdoni gënjeshtrën e Lulzim Bashës se nuk ka gjë më turp që t’u gënjejë Lul Basha nga mëngjesi gjer në darkë. Kthehuni, mos vazhdoni betejën për Edi Ramën.”

Berisha akuzoi qeverinë Rama për diskriminim të qytetit më të madh verior, ndërsa premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së.

“Autostrada e parë që do inaugurohet do jetë ajo Shkodër-Milot-Tiranë, si dhe vepra e bypassit të Elbasanit.”

Tv Klan