Një vogëlush ka humbur jetën, pasi ka rënë nga dritarja, shkruan mediat britanike “‘

Metro”

.

Ai u gjet i shtrirë në rrugën

Fairburn

në Truebrook, Liverpool, me një dëmtim serioz në kokë, që besohet se ka ndodhur pas orës 16:00. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën  e kaluar.

2 vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin Alder Hey dhe ishte në gjendje kritike. Një javë pas qëndrimin në spital, vogëlushi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se fëmija ishte duke luajtur së bashku me disa fëmijë të tjerë.

Në momentin që 2 –vjeçari është rrëzuar nëna e tij nuk ka qenë në banesë./tvklan.al