Rexhep Gjuni, gjyshi i 3 vjeçarit të humbur në Durrës ka dalë sot para gjykatës, bashkë me Arben Selajn. Ky i fundit është vëllai i gjyshes së të miturit. Ata do të njihen me masën e sigurisë.


Kujtojmë se prej një jave i mituri nuk dihet se ku ndodhet. Ishte nëna e tij ajo e cila denoncoi rastin në polici, duke thënë se pasi ua kishte lënë gjyshërve të kujdeseshin për të disa orë, ata nuk ia kishin kthyer më.

Mësohet se konfliktet mes të resë dhe vjehrrëve kishin nisur që prej vdekjes së babait të 3 vjeçarit, një vit e gjysmë më parë. Policia ka nisur kontrolle në Kukës e Has, vendi i origjinës së gjyshërve. Në kërkim nga blutë është gjyshja 57 vjeçare dhe vëllai tjetër i saj.

Ekzistojnë dyshimet se djali mund të jetë nxjerrë jashtë vendit./tvklan.al