“Jam dhunuar nga disa persona”, ka qenë ky alarmi që ka ngritur telefonata e një vajze në sallën operative të policisë.
Vajza me iniciale S.Q. dha adresën e banesës së saj, në katin e 8 të një pallati në Astir. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policore, zjarrfikësja dhe ambulanca.
Forcat RENEA kanë hapur derën e banesës dhe ka rezultuar që vajza ishte e vetme dhe nuk ka pasur shenja dhune.
Janë dashur negociata mes punonjësve të policisë dhe familjarëve të vajzës, të cilët kanë bërë të mundur edhe hapjen e derës.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka mësuar se banesa është marrë me qira nga i dashuri i vajzës, ndërsa babai i saj ka pretenduar në polici se vajzën e kanë rrëmbyer dhe dhunuar.
Një tjetër pretendim që familjarët ngritën për Policinë kanë qenë dyshimet që vajza mund të ketë probleme të depresionit./tvklan.al