Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar në Petrelë, pasi shtetasi Tahir Myzyri ka një problem. Ai thotë se fqinji i tij vuri një portë me mirëkuptim për dy muaj në tokën e Myzyrit, por nuk e hoqi më. Kjo çështje është kthyer në objekt debati. Hilmi Aga, kryetari i fshatit, shpjegon se prej vitesh është kryeplak dhe aty ka qenë rrugë këmbësore.

Hysen Myzyri, një prej denoncuesve thotë se e ka çuar problemin deri te kryeministri e te presidenti. Sipas tij, topografi e vërteton që aty është rrugë kalimi.

“Stop” kontaktoi me palën tjetër, por z. Morina nuk ktheu përgjigje kur iu kërkua dokumentacioni. Pas interesimit nga emisioni, IMT dhe IKMT kanë konstatuar kundërvajtjen e problemit pasi rruga rezulton të mos jetë pronë private./tvklan.al