Futbolli në Angli do t’i besojë gjithnjë e më shumë teknologjisë. Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, raundet e radhës në FA Cup do të luhet me një sistem akoma dhe më të konsoliduar të pozicionit jashtë loje.
Bëhet fjalë për atë gjysmë-automatik, që do të miratohet për herë të parë në futbollin anglez. Pozicioni jashtë loje, gjysmë automatike do të përdoret vetëm në stadiumet e skuadrave pjesëmarrëse në Premier League, e cila tashmë ka bërë të ditur se kjo teknologji mund të vihet në zbatim para fundit të këtij sezoni ose në çdo rast sigurisht deri në edicionin 2025/26 .
Për këtë arsye, sfida e 1/16-ave, Preston-Burnley është përjashtuar, me skuadrën vendase që luan në Championship, divizioni i dytë i futbollit anglez.
Për më tepër, gjyqtarët, pasi të marrin një vendim pas rishikimit të VAR-it do të duhet t’ua komunikojnë zgjedhjen e tyre tifozëve të pranishëm në stadium dhe në shtëpisë, me zërin e tyre që do të dëgjohet nga altoparlantët e stadiumit.
Klan News