Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan në SHBA, Chris LaCivita, që do të jetë një nga drejtuesit e fushatës zgjedhore të PD-së është kryestrateg botëror i zgjedhjeve.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryedemokrati Berisha shprehet se sipas tij, Kryeministri Rama bëri gjithçka që LaCivitan ta kishte pjesë të fushatës së tij.
Sali Berisha: Chris LaCivita, kryestateg botëror i zgjedhjeve. Gjeni i fushatës elektorale në SHBA, e cila kësaj here ishte pothuajse, bota në një anë dhe Trump në anën tjetër. Makineria mediatike, e polleve kundër, në tërësi qeveritë kundër tij përveç Orbanit, Melonit, e djathta polake dhe Sali Berishës në Shqipëri. Megjithatë, këta ja dolën që të realizojnë rikthimin më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit në botën e lirë.
Fatos Hakorja: Nga fushata e njeriut më të fuqishëm të planetit në fushatën e partisë së Shqipërisë? Pse do të vinte këtu?
Sali Berisha: Shumë e drejtë. Të jem i sinqertë me ju, ai që foli në atë mënyrë, ai bëri gjithçka që t’i merrte.
Blendi Fevziu: Rama ka tentuar që ta merrte këtë kompani. A je i sigurtë?
Sali Berisha: Unë nuk po hyj në hollësira. Ai është sot njeriu më i kërkuar për zgjedhjet. Trump ka deklaruar se armiku më i rrezikshëm i SHBA është ai i brendshëm dhe në krye është George Soros. Atë qëndrim që i bënë Trumpit, ekstremizmi i majtë ja bëri Berishës.
/tvklan.al