Sipas kryedemokratit Sali Berisha, Kryeministri Rama priste arrestimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj në muajin Dhjetor. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Berisha thotë se ka shumë pikëpyetje lidhur me momentin e arrestimit të Veliajt, pikërisht para zgjedhjeve të 11 Majit.
Sali Berisha: Veliaj u bë problem botëror për djegësin dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte në këtë moment. Që Edi Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë në mënyrë të përsëritur. Erion Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Edi Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë në mënyrë të përsëritur.
Fatos Hakorja: Pse duhet ta bënte para zgjedhjeve?
Sali Berisha: Këtu jemi… Këtu ka shumë pikëpyetje. Nuk mund të them se ka qenë për “arrest me burg”, ka qenë për arrest të llojit të Ajolës, një arrest të atij lloji, pastaj gjërat kanë qenë aq…
/tvklan.al