Pasagjerët e fluturimit të Southwest Airlines që ishte nisur drejt Houston në SHBA, u tmerruan kur panë këtë diel sesi motori i Boeing 737-800 nisi të shpërbëhej gjatë fluturimit.
Avioni u desh të kthehej menjëherë në Denver, pasi anëtarët e ekuipazhit dalluan që pjesa metalike e cila mbulon një prej motorëve u shkul gjatë ngritjes.
Scary moments for passengers on a Southwest flight from Denver to Houston when the engine cover ripped off during flight , forcing the plane to return to Denver Sunday morning. pic.twitter.com/BBpCBXpTsl
— Sam Sweeney (@SweeneyABC) April 7, 2024
Në një video të postuar në X, shihet qartë që copa metalike lëviz si të jetë prej letre e rrezikon që të shkëputet tërësisht nga motori. Një zëdhënës i kompanisë tha se incidenti kishte ardhur si pasojë e ‘çështje mekanike’.
Sipas mediave amerikane avioni u rikthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit 25 minuta pasi ishte ngritur në ajër. Gjatë uljes nuk pati probleme, ndërsa pasagjerët u detyruan që udhëtimin e tyre ta vijonin me një tjetër avion.
Autoritetet e Aviacionit Civil amerikan thanë se kanë nisur hetimet për ngjarjen. Ky incident në fakt është i disati që prek gjigandin e aviacionit, Boeing, gjatë 2024 dhe vjen rreth 2 javë pas CEO Dave Calhoun njoftoi largimin na ky post në fund të vitit./tvklan.al