Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fajësuar ushtrinë e Ruandës për bombardimet e së premtes ndaj një kampi në Republikën Demokratike të Kongos. Sulmi vdekjeprurës që u mori jetën të paktën 9 personave mes tyre edhe 7 fëmijëve dyshohet se ka qenë i organizuar nga ushtria e Ruandës dhe grupit rebel M23.
Ruanda e cila kufizohet nga Republika Demokratike e Kongos gjerësisht është akuzuar për mbështetjen e grupit rebel, megjithëse ajo e mohon. Të dyja palët që akuzohen pretendojnë se janë të pafajshëm dhe vetëmbrohen duke ia pasuar fajin njëra-tjetrës.
Por Departamenti Amerikan i Shtetit u qëndron fort akuzave dhe pretendimeve se sulmi në kampin Mugunga në qytetin lindor të Goma ka qenë i organizuar nga ushtria e Ruandës dhe grupi rebel.
Ndërkaq në një ndalje publike një zëdhënës i SHBA tha: “Jam shumë i shqetësuar për zgjerimin e fundit të RDF dhe M23 në Republikën Demokratike të Kongos lindore. U bëj thirrje të dyja palëve të respektojnë të drejtat e njeriut dhe t’u përmbahen detyrimeve të zbatueshme sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Është thelbësore që të gjitha shtete të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të një njëra-tjetrës. Gjithashtu të gjithë aktorët duhet të mbajnë përgjegjësi për abuzimet e të drejtave të në konfliktin në Republikën Demokratike të Kongos lindore.”
Bombardimet në kamp u bënë virale, pasi në shumë media dhe rrjete sociale u publikuan pamjet e trupave të shtrirë të gjakosur dhe të pajetë. Shumica e banorëve ishin zhvendosur në atë kamp për t’u shpëtuar luftimeve në qytetet dhe fshatrat e tyre.
M23, i formuar si një degë e një grupi tjetër rebel, filloi të veprojë në vitin 2012 gjoja për të mbrojtur popullsinë etnike Tutsi në lindje të Republikës Demokrate të Kongos, e cila ishte ankuar prej kohësh për persekutim dhe diskriminim. Ekspertët e OKB-së kanë thënë se grupi mbështetet nga Ruanda fqinje, e cila gjithashtu udhëhiqet nga Tutsis./tvklan.al