Kryediplomati europian Josep Borrell rekomandon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
Burime pranë përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme thonë për mediat se Borrell e ka përfshirë kërkesën e tij në progres-raportin që u dërgoi dje vendeve anëtare të unionit.
Borrell argumenton se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës nxit përparimin në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Masat u vendosën vitin e kaluar, si ndëshkim për qeverinë Kurti për dërgimin e forcave speciale të policisë së Kosovës në mbrojtje të krerëve shqiptarë të vendosur në krye të 4 komunave me shumicë serbe, përmes zgjedhjeve që nuk u njohën nga ndërkombëtarët.
Borrell thotë se heqja e masave duhet të shoqërohet megjithatë, me një mbikqyrje të posaçme mbi Prishtinën.
Tv Klan