Bashkimit Europian i është sosur durimi me Britaninë e Madhe dhe zvarritjen e Brexit. Në një intervistë për Rai, Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, i bëri thirrje Londrës të përmbyllë procesin e shkëputjes.
“Kemi pasur shumë durim me miqtë tanë britanikë. Por edhe durimi e ka një fund. Do të doja që brenda pak orëve apo ditëve Britania e Madhe të zgjidhte rrugën që do të ndjekë. Deri më sot kemi mësuar se për çfarë Parlamenti thotë JO, por ende nuk dimë se për çfarë thotë PO”.
I pyetur rreth mundësisë së një referendumi të dytë për Brexit, Juncker tha se kjo është një e drejtë e posaçme e Britanisë së Madhe.
Kryeministrja britanike Theresa May pritet të tentojë një votim të katërt këtë javë në Parlament. Shefja e qeverisë ka dështuar tre herë të kalojë në Dhomën e Ulët marrëveshjen e arritur me Brukselin, ndonëse ka premtuar se më pas do të japë dorëheqjen.
Tv Klan