Mbretëria e Bashkuar do t’u kërkojë 10 Paund ose 12 Euro qytetarëve të BE-së dhe SHBA-së si tarifë për pajisjen e lejes së udhëtimit dyvjeçar.
Sistemi i ri tarifimit do të nisë nga funksionimi në muajin Mars të vitit të ardhshëm. Në të njëjtën periudhë hyn në fuqi edhe sistemi evropian ETIAS që do t’u kërkojë britanikëve dhe shtetasve që nuk kanë nevojë për vizë një pagesë prej 7 Eurosh e vlefshme për tre vite. Ky sistem është i lidhur në mënyrë dixhitale me pasaportën e çdo udhëtari.
Çdo certifikatë e lëshuar nga sistemin ETA do t’u mundësojë shtetasve të huaj hyrje të shumëfishta në ishull për qëndrime deri në gjashtë muaj si afat kohor përgjatë dy viteve.
Sakaq Aeroporti Heathroë fajësoi skemën e qeverinë me masat e reja për një rënie prej 90,000 të numrit të pasagjerëve në tranzit. Ky sistem nuk prek qytetarët shqiptarë që do të vijojnë të aplikojnë për vizë në selitë konsullore britanike për t’u pajisur me vizë si deri tani.
Tv Klan