Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për “Klan Kuqezi”, para ndeshjes së Shqipërisë me Gjeorgjinë.
Bulku deklaroi se trajneri nuk kërkon asnjëherë që ekipi të luajë i tërhequr, por kjo varet nga kundërshtari që është përballë.
Sipas tij, si Shqipëria, ashtu edhe Gjeorgjia e njohin mirë njëra tjetrën dhe stafi ka zgjedhur një manovër ndryshe nga takimi me Çekinë.
“Mendoj se nuk është as kërkesë e trajnerit dhe as çështje e lojtareve që rrinë të tërhequr. Trajneri nuk kërkon asnjëherë për të qëndruar prapa. Lojtarët japin maksimumin, por gjithçka varet nga kundërshtari që është përballë.
Nuk mendoj se mungesat janë justifikim. Të gjithë ata që veshin fanellën e Kombëtares duhet të japin maksimumin. Për trajnerin të gjithë janë njësoj. Ne e njohim shumë mirë kundërshtarin edhe ata na njohin. Është një manovër që e kemi menduar gjatë këtyre dy ditëve, por edhe më parë. Gjithçka në varësi edhe të kundërshtarit, për të cilët kemi informacion se mund të ndryshojë.
Duke parë ndeshjet që janë shumë shpejt, duke parë karakteristikat e ndryshme të dy lojtarëve, është zgjedhje e trajnerit për ndeshjen e sotme.”, deklaroi Bulku.
Ndeshja Gjeorgji-Shqipëri, transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.
/tvklan.al