Në Dhjetor pritet takimi i radhës ndërmjet palës kosovare edhe asaj serbe në Bruksel, ka bërë të ditur emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka njoftuar se ky takim do të jetë në nivel kryenegociatorësh. Lajçak, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”.

Opozita nuk pret rezultat nga ky takim.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizijes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila ka hedhur kritika ndaj Brukselit dhe palës serbe për mungesën e suksesit deri tani në dialog.

Shpreson për një dinamikë tjetër në këtë proces pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit.

Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur më 24 Tetor.

Tv Klan