Joshua Kimmich pritet të largohet nga Bayern Munich në verë. Mesfushori është futur në muajt e fundit të kontratës dhe pas përfundimit të sezonit, do të dalë lojtar i lirë.

Bayern Munich i kishte ofruar rinovimin prej kohës, por klubi gjerman ka tërhequr ofertën, pasi nuk kishte një përgjigje nga mesfushori.

Nga kjo situatë e 30-vjeçarit, kërkon të përfitojë Arsenali, që synon ta afrojë falas në verë. Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

Trajneri Mikel Arteta e pëlqen shumë Kimmich dhe dëshiron ta ketë në ekip për sezonin e ardhshëm.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, për të mësuar skuadrën se ku do të luajë mesfushori gjerman. /tvklan.al