Teksa foli për sigurinë e fëmijëve në shkolla, kryeministri Edi Rama ndau dhe ndjesitë e tij si prind i një 10 vjeçari. Nisur nga përkushtimi e vëmendja e madhe që një fëmijë kërkon, ai tha se e çmon shumë punën e mësuesve.


Si një baba që kam edhe mundësinë t’i gëzohem faktit që kemi një djalë 10 vjeç, duke pasur parasysh se çfare përqendrimi, beteje, durimi duhet sot me një… Unë ju them të gjithë ju që hyni në klasa, Zoti qoftë me ju! Zoti dhe prindërit ju bekofshin çdo mëngjes kur nisin fëmijët në shkollë dhe çdo pasdite kur i marin. Ne marim pasdite në shtëpi një, po ka të tjerë që marrin dy. Po flas për atë një që marrim pasdite, të kuptojmë se çfarë ndodh nga mëngjesi deri pasdite.

Se kur keni këta zogjtë që cicërojnë më fort se kurrë dhe janë aty për t’ju dhënë mend e jo për t’ju marrë mend… Patjetër me këtë vetëdije unë personalisht jam i gjithi adhurues e mbështetës i çdo mësuesi/mesueseje në këtë Republikë, se jeni të vetmit figura që i shoh me zili në sensin, që në rast se shpesh them e bëj unë këtë s’ka problem, jeni të vetmit figura që ju shoh nga poshtë lart. Duke pranuar që në raport me ju dhe punën tuaj, jam komplet thjesht e vetëm një adhurues që nuk guxon të thotë këtë punën tuaj mund ta bëj dhe unë. Nuk e bëj dot!”, tha Rama në aktivitetin që u zhvillua te shkolla “Kosova” në Tiranë.

E.D/tvklan.al