Çdokush do që familja e tij të jetë e lumtur dhe e plotë. Shumë argumentojnë në mënyra të ndryshme bazuar në personalitetet e tyre vetjake dhe cilësitë që zotërojnë.
Por studiuesit kanë arritur në përfundimin se një familje e shëndoshë dhe një partneritet i shëndoshë vjen nga fleksibiliteti psikologjik. Kur të përballemi me sfida dhe vështirësi ky fleksibilitet do na ndihmojë të mos përulemi dhe thyemi.
Këto konkluzione dolën nga studimi i 43,956 personave.
“Ky studim tregon se të jesh emocionalisht dhe mendërisht fleksibël është shumë sfiduese dhe këto situata jo vetëm që përmirësojnë jetët e individëve, por forcojnë marrëdhëniet e tyre me të tjerët”, thotë psikologu Ronald Rogge.
Ky fleksibilitet lidhej me marrëdhënie afatgjata dhe të shëndetshme me familjarët apo partnerët tanë. Disa cilësi personale që lidhen me fleksibilitetin e mendësisë janë të qenit i hapur ndaj eksperiencave, qofshin këto të mira apo të këqija, të kesh një vëmendje të mprehtë për përditshmërinë tënde. Të përjetosh emocionet pa u fiksuar me to, të vazhdosh rrugëtimin tënd pavarësisht vështirësive apo dështimeve.
“Sipas studimeve burrat dhe gratë e dinë dhe e kuptojnë shumë mirë çfarë bëjnë gabim dhe çfarë jo në një marrëdhënie. Nuk është nevoja t’i mësosh gjëra të reja për të parandaluar divorcin. Mjafton t’i bëni të mendojnë mënyrën sesi po sillen momentalisht”, shprehet Rogge./tvklan.al