Alketa Vejsiu i ka bërë një pyetje direkte Bleonës në këtë finale të madhe të Love Story. Çfarë ndodh me situatën sentimentale të artistes?

Bleona tha se ndërkohë që ka qenë vetëm gjatë dy muajve në Tiranë, nuk është shfaqur asnjë djalë shqiptar. Megjithatë, ajo shtoi duke qeshur se i pret ata në Love Story 3.

Alketa Vejsiu: Bleona donim t’ju bënim një pyetje direkte si gazetarë prej shumë vitesh në profesion, çfarë ndodh me situatën tuaj sentimentale në këtë moment të jetës?

Bleona: Erdha në Shqipëri me idenë që njerëzit e dinë që jam vetëm, hëngra për dy muaj në restorant dhe nuk erdhi asnjë njeri, nuk kam çfarë t’ju bëj… the best sushi in town, nuk erdhi asnjë djalë, çfarë të them unë më tepër tani. Më shumë se kaq ju pres në Love Story 3./tvklan.al