Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka arritur në Athinë të martën në mëngjes ku është pritur nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagioutopoulos.

Sipas mediave greke tre zyrtarët pritet të bisedojnë për situatën e krijuar ë Mesdhe dhe përpjekjet mes NATO-s, Greqisë dhe Turqisë për të çtensionuar situatën.

Më pas Stoltenberg pritet të takohet edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ndjek atë që pati në Ankara.

Ky udhëtim i tij synon që të ulë palët në bisedime për të gjetur mekanizmin për çtensionimin e konfliktit.

Ankaraja të hënën sulmoi Greqinë dhe Francën. Këta të fundit sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu kanë mbështetur athinën dhe ai iu referua dy vendeve si “aleatë të këqij që sjellin vazhdimisht diferencime në NATO”. /tvklan.al