Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Nato

Volodymyr Zelensky

Zelensky gati të largohet në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Në prag të përvjetorit të tretë të luftës, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i gatshëm të heqë dorë nga posti nëse kjo do të përkthehet në paqe për Ukrainën dhe shtoi se do ta shkëmbejë largimin nga detyra me anëtarësimin e vendit në NATO. “Nëse një gjë e tillë do të thotë paqe...

Shkurt 23, 2025

Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin sot qeverinë e re

Gjermanët votojnë sot (23 Shkurt) për të zgjedhur një parlament të ri, që do të përcaktojë se si do të udhëhiqet vendi në katër vjetët e ardhshëm. Ekonomia më e madhe e Evropës është vendi më i populluar i Bashkimit Evropian me 27 vende anëtare gjithsej dhe një nga anëtarët kryesorë të NATO-s. Gjithashtu, është...

Shkurt 23, 2025
Mark Rutte

NATO: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve

Nuk ka ndryshim në përkushtim amerikan ndaj NATO-s në përgjithësi apo misionit të aleancës në Kosovë në veçanti. Deklarata vjen nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Ai nënvizoi se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve. Sekretari i përgjithshëm i bëri komentet gjatë një bashkëbisedime...

Shkurt 20, 2025

Zelensky thotë se ka diskutuar për garancitë e sigurisë me shefin e NATO-s

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për rëndësinë e garancive të sigurisë për Kievin në çdo diskutim për një zgjidhje të luftës kundër Rusisë, që ka nisur më 2022. Zelensky shkoi në X se ai dhe Rutte kanë analizuar kontaktet me partnerët e Ukrainës dhe...

Shkurt 19, 2025
Mark Rutte

Mark Rutte: Europa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Europa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u bëri thirrje anëtarëve europianë të NATO-s, të dalin me propozime dhe ide konkrete, të shtojnë shpenzimet, të vazhdojnë trajnimi dhe furnizimin me armë....

Shkurt 16, 2025
Vjosa Osmani me gjeneralin Cavolin

Presidentja Osmani takon Gjeneralin Cavoli, diskutojnë për rolin e NATO në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Gjermani me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandanti i Forcave Aleate për Europën në NATO. Takimi është bërë gjatë vizitës që Presidentja Osmani po zhvillon në Mynih ku mbahet Konferenca e Sigurisë. Presidentja Osmani thotë se me Gjeneralin Cavoli bisedoi për rolin e NATO-s në Kosovë. “Në këtë kohë...

Shkurt 15, 2025
Antonio Costa

“Nuk ka negociata me Rusinë pa Ukrainën dhe BE”

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi nga konferenca e Mynihut se nuk do të ketë negociata të besueshme dhe të suksesshme, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme, pa Ukrainën dhe pa Bashkimin Evropian.  “Sot mesazhi im është i qartë. Nuk po dorëzohemi. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën si pjesë integrale e...

Shkurt 15, 2025

Zelensky: Putin mund të sulmojë një nga vendet e NATO-s vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia do të vendosë 150 000 trupa në Bjellorusi që mund të përdoren kundër vendeve anëtare të NATO-s. “Këtë vit Rusia do të përgatisë 15 divizione për stërvitje dhe forcimin e situatës në drejtimin Bjellorusi. Do të jenë 100,000-150,000 njerëz. Dhe nuk jam i sigurt se ky grup do...

Shkurt 14, 2025
Volodymyr Zelensky

Zelensky: Ende nuk shoh plan paqeje nga SHBA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga Mynihu shfrytëzoi konferencën e tij të parë për shtyp për të thënë se bisedimet e deritanishme me Trump nuk janë të mjaftueshme për të formuar një plan për paqen. Para takimit me zv/presidentin amerikan JD Vance, ai u shpreh se Evropa do të bashkohet rreth mbrojtjes së Ukrainës për të mbrojtur...

Shkurt 14, 2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ne duhet ta bëjmë sërish NATO-n të madhe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre “duhet ta bëjnë NATO-n përsëri të madhe” duke i nxitur vendet evropiane të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e Europës. Në takimin me ministrat e  mbrojtjes të NATO-s, Hegseth tha se administrata e Trump dëshiron të “ringjallë moralin...

Shkurt 13, 2025