Bregasi: Zgjidh shumë probleme. Buxhuku: Duhen më shumë lehtësi
Bizneset shohin se paketa e dytë financiare e shpallur nga qeveria trajton më shumë problemet me të cilat ata po përballen në këtë periudhë pandemie.
Luan Bregasi, kryetar i shoqatës Biznes Albania, veçon tre momente të cilat mbështetin nevojat e tyre: trajtimi financiar edhe për punonjësit e biznesit të madh, pagesa e interesave të kredisë nga shteti dhe zgjerimi i garancisë dhe për kapital qarkullues dhe shtyrja e tatimit mbi fitimin.
Por për Konfindustrian janë vetëm 50 milionë Euro që injektohen për biznesin, të cilat nuk mjaftojnë në këtë situatë të vështirë.
Bregasi dhe Buxhuku thonë se qeveria duhet të korrigjojë trajtimin financiar të punonjësve në biznesin e madh, pasi ndihma vetëm për ata që kanë dalë nga borderotë nuk është e drejtë.
Sipërmarrësit kërkojnë procedura dhe akte të shpejta për të bërë të mundur sa më shpejt të garancisë sovrane e cila i jep mundësi të kreditohen nga bankat. Ata insistojnë që nevojat për likuiditet janë sot, dhe jo pas përfundimit të pandemisë.
Tv Klan